Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar
Ligji nr. 156/2013, datë 10 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 156/2013
- Data e miratimit
- 10 tetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 29 tetor 2013
- Hyn në fuqi
- 13 nëntor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2013-10-29
LIGJ
Nr. 156/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011, “PËR MENAXHIMIN E
INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 22, pika 3, rreshti i parë, fjalët “ose kufizon” hiqen.
Neni 2
Në nenin 48 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 riformulohet si më poshtë:
“1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën
e Shqipërisë.”.
b) Pika 3 shfuqizohet.
Neni 3
Neni 49 shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 62 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 48 riformulohet si më poshtë:
“48. Çdo person që importon mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë,
sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë deri në
2 000 000 (dy milionë) lekë.”.
b) Pika 51 shfuqizohet.
Neni 5
Dispozitë kalimtare
1. Subjektet, të cilat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë pajisur me autorizim për importimin e
mbetjeve jo të rrezikshme, janë të detyruara që, për sasinë e mbetjeve që kanë importuar deri në datën e hyrjes
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.