Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 160/2013, datë 17 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
160/2013
Data e miratimit
17 tetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 12 nëntor 2013
Hyn në fuqi
27 nëntor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2013-11-12

LIGJ

Nr. 160/2013

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996, “KODI I PROCEDURËS CIVILE

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Neni 49, “Dispozitë kalimtare”, i ligjit nr. 122/2013 “Për disa sht esa dhe ndryshime në ligjin nr.

8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, ndryshohet si

më poshtë:

“Çështjet civile që janë në gjykim në gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e apelit, në

datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të gjykohen sipas ligjit të kohës së paraqitjes së

kërkesë-padisë.

Çështjet ende të paekzekutuara nga përmbaruesit gjyqësorë, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij

ligji, do të ekzekutohen sipas këtij ligji.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.10.2013

Shpallur me dekretin nr. 8382, datë 8.11.2013 të Presidentit të Repu blikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.