Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj
Ligji nr. 162/2013, datë 17 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 162/2013
- Data e miratimit
- 17 tetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 18 tetor 2013
- Hyn në fuqi
- 18 tetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2013-10-18
LIGJ
Nr. 162/2013
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT TË AUDITIMIT TË BORXHIT TË MINISTRIVE KUNDREJT BIZNESIT VENDAS DHE TË HUAJ
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 84, pika 4 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është nxjerrja e rezultatit aktual dhe real të borxhit të akumuluar në vite, që ministritë kanë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së lirë për punët e kryera, shërbimet e mallrat e blera, si dhe përpunimi i politikave të menaxhimit për shlyerjen e këtij borxhi, nëpërmjet kryerjes së procedurave të një auditimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është dhënia e autorizimit për auditimin e të dhënave të zotëruara nga administrata shtetërore dhe miratimi i marrëveshjes së asistencës me audituesin e autorizuar, nëpërmjet së cilës do të rregullohen marrëdhëniet për kryerjen e shërbimit të auditimit, në përputhje me objektin e këtij ligji.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Subjekte të këtij ligji janë:
a) të gjitha institucionet shtetërore qendrore, që zotërojnë të dhëna apo që mund të përdorin të dhënat e lidhura me borxhin, llogaritja e të cilit është objekt i këtij ligji;
b) audituesi i autorizuar që do të ofrojë shërbimin e auditimit në zbatim të qëllimit të këtij ligji.
KREU II
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.