Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A. për programin “Fuqizimi i Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe të Agrikulturës për disbursimin e granteve në agrikulturë”

Ligji nr. 164/2013, datë 24 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
164/2013
Data e miratimit
24 tetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 183, 19 nëntor 2013
Hyn në fuqi
4 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 183, datë 2013-11-19

LIGJ

Nr. 164/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA S. P. A. PËR PROGRAMIN “FUQIZIMI I AGJENCISË SË ZHVILLIMIT RURAL DHE TË AGRIKULTURËS PËR DISBURSIMIN E GRANTEVE NË AGRIKULTURË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S. p. A. për programin “Fuqizimi i Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe të Agrikulturës për disbursimin e granteve në agrikulturë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 24.10.2013

Shpallur me dekretin nr. 8385, datë 12.11.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

F.ROT. /NDIHMË 11/003/00

MARRËVESHJE FINANCIARE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE ARTIGIANCASSA S.P.A.

5.000.000,00 EURO

PROGRAM PËR FUQIZIMIN E AGJENCISË SË ZHVILLIMIT RURAL DHE TË AGRIKULTURËS (AZHRA) PËR DISBURSIMIN E GRANTEVE NË AGRIKULTURË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.