Për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S. p.A. “Për projektin pilot për krijimin dhe testimin e sigurimeve të buta, me qëllim mbulimin e rreziqeve në agrikulturë”
Ligji nr. 165/2013, datë 24 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 165/2013
- Data e miratimit
- 24 tetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 183, 19 nëntor 2013
- Hyn në fuqi
- 4 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 183, datë 2013-11-19
LIGJ
Nr. 165/2013
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA S. P. A. “PËR PROJEKTIN PILOT PËR KRIJIMIN DHE TESTIMIN E SIGURIMEVE TË BUTA, ME QËLLIM MBULIMIN E RREZIQEVE NË AGRIKULTURË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S. p. A. “Për projektin pilot për krijimin dhe testimin e sigurimeve të buta, me qëllim mbulimin e rreziqeve në agrikulturë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 24.10.2013
Shpallur me dekretin nr. 8386, datë 12.11.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
F.ROT. /NDIHMË 12/004/00
MARRËVESHJE FINANCIARE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE ARTIGIANCASSA S.P.A.
2.000.000,00 EURO
PROJEKT PILOT PËR KRIJIMIN DHE TESTIMIN E SIGURIMEVE TË BUTA QË SYNOJNË TË MBULOJNË RREZIQET NË AGRIKULTURË
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.