Ligj

Për sigurinë në anije dhe në porte

Ligji nr. 168/2013, datë 31 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
168/2013
Data e miratimit
31 tetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 20 nëntor 2013
Hyn në fuqi
5 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2013-11-20

LIGJ

Nr. 168/2013

PËR SIGURINË NË ANIJE DHE NË PORTE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i sigurisë në anije dhe në porte, si dhe parandalimi i akteve që kërcënojnë sigurinë në sektorin e transportit detar, në përmbushje të detyrimeve të vendosura nga aktet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së strukturave që mbulojnë çështjet e sigurisë në portet e Republikës së Shqipërisë dhe anijet që ndërveprojnë me këto porte, marrja e masave për rritjen e sigurisë së tyre, duke garantuar funksionimin normal të aktiviteteve detare.

Objektivat e ligjit janë:

a) vendosja e një kuadri ligjor kombëtar për të marrë masa parandaluese ndaj kërcënimeve të sigurisë, që prekin anijet dhe/ose terminalet portuale që përdoren për transport ndërkombëtar;

b) përcaktimi i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve dhe agjencive lokale, kombëtare dhe private, për përforcimin e sigurisë detare;

c) sigurimi i një shkëmbimi sa më të shpejtë dhe të efektshëm të informacionit në lidhje me sigurinë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.