Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin
Ligji nr. 167/2013, datë 31 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 167/2013
- Data e miratimit
- 31 tetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 184, 20 nëntor 2013
- Hyn në fuqi
- 5 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2013-11-20
LIGJ
Nr. 167/2013
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË INDISË PËR
SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL
PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqi përisë dhe
Qeverisë së Republikës së Indisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal
për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 31.10.2013
Shpallur me dekretin nr. 8390, datë 14.11.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË INDISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE
PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE
KAPITALIN
Qeveria e Republikës së Indisë dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën
për të nënshkruar një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.