Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”

Ligji nr. 169/2013, datë 7 nëntor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
169/2013
Data e miratimit
7 nëntor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 188, 3 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
18 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 188, datë 2013-12-03

LIGJ

Nr. 169/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 160, DATË 15.10.2009, “PËR RREGULLIMIN E

SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT PËR FUNKSIONARËT PUBLIKË DHE NËPUNËSIT

CIVILË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët

publikë dhe nëpunësit civilë”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Kategoria e dytë, ku përfshihen të gjithë funksionarët e përcaktuar në lidhjen 2, që i

bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohet një përfitim maksimal financiar

mujor, sipas vlerës së përcaktuar në po këtë lidhje për shërbime transporti, në përmbushje të detyrave të

tyre funksionale. Masa e përfitimit financiar mujor për çdo deputet miratohet me vendim të Kuvendit, në

bazë të distancës me zonën që ai përfaqëson, por kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 40 000 (dyzet

mijë) lekë në muaj.”.

b) Pikat 3 dhe 4 shfuqizohen.

Neni 2

Neni 5 shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 7.11.2013

Shpallur me dekretin nr. 8410, datë 27.11.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.