Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor
Ligji nr. 170/2013, datë 14 nëntor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 170/2013
- Data e miratimit
- 14 nëntor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 12 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2013-12-12
LIGJ
Nr. 170/2013
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË ASISTENCËS SË SHËRBIMIT DOGANOR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është miratimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Crown Agents Limited”.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ofrimi i shërbimit të asistencës ndaj administratës doganore, sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe sipas praktikave më të mira të rajonit, për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe luftën ndaj korrupsionit në administratën doganore të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Subjektet
Subjekte të këtij ligji janë:
a) Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i cili vepron në cilësinë e autoritetit kontraktues;
b) shoqëria “Crown Agents Limited”, shoqëri tregtare e organizuar dhe që funksionon në përputhje me ligjet e Mbretërisë së Bashkuar, regjistruar në Regjistrin e Shoqërive Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, me nr. 3259922, që do të ofrojë shërbimin e asistencës së përshkruar në nenin 2 të këtij ligji.
Neni 4
Përkufizime
1. Në këtë ligj dhe në marrëveshjen bashkëlidhur, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Autoritet kontraktues” është Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.