Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, i ndryshuar

Ligji nr. 67/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
67/2026
Data e miratimit
16 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 165, 30 korrik 2026
Hyn në fuqi
14 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2026-07-30

LIGJ

Nr. 67/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 27/2016, “PËR MENAXHIMIN

E KIMIKATEVE”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Në nenin 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. Ministria përgjegjëse për tregtinë është autoriteti kompetent për kontrollin në treg të

kimikateve.”.

2. Pika 6 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 20 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

1. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:

“4/1. Lista e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë (SVHC) miratohet me urdhër të ministrit.

Lista përditësohet në përputhje me listën e substancave SVHC, të miratuar sipas aneksit XIV, të

rregullores (KE) nr. 1907/2006 (REACH), i ndryshuar.”.

2. Në pikën 5 fjalët “lista e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë (SVHC)” hiqen.

Neni 3

Në nenin 21 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Lista e substancave kandidate miratohet me urdhër të ministrit.”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Lista e substancave kandidate përditësohet bazuar në listën e rishikuar të substancave

kandidate, në përputhje me listën e publikuar nga Agjencia Evropiane e Kimikateve.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.