Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse

Ligji nr. 174/2013, datë 5 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
174/2013
Data e miratimit
5 dhjetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 201, 27 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
11 janar 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2013-12-27

LIGJ

Nr. 174/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.12.2013

Shpallur me dekretin nr. 8442, datë 24.12.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Marrëveshje ndihme e USAID-it nr. 182-DOAG-13-001

MARRËVESHJE NDIHME PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI

NDËRMJET QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË “PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË DHE TË QËNDRUESHME”

Datë: 30 shtator 2013

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.