Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin

Ligji nr. 173/2013, datë 5 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
173/2013
Data e miratimit
5 dhjetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 201, 27 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
11 janar 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2013-12-27

LIGJ

Nr. 173/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE E IRLANDËS SË VERIUT PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.12.2013

Shpallur me dekretin nr. 8441, datë 24.12.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.