Për një ndryshim në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar
Ligji nr. 175/2013, datë 12 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 175/2013
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 209, 31 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 209, datë 2013-12-31
LIGJ
Nr. 175/2013
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005, “PËR MËNYRËN DHE
PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË
TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE
USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 12, pika 3, 78, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e ve ndosjes dhe kalimit të forcave
ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare
jashtë vendit”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 19, pikat 2 dhe 3, fjalët “Ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit” zëvendësohen me
fjalët “ministrit përgjegjës për transportin”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.12.2013
Shpallur m e dekretin nr. 8453, datë 30.12.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.