Për disa ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar
Ligji nr. 176/2013, datë 16 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 176/2013
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 209, 31 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 209, datë 2013-12-31
LIGJ
Nr. 176/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E
VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN
BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të
pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, neni 18 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 18
Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, përfundon më 30 qershor 2016.”.
Neni 2
Në nenin 16 të ligjit nr. 58/2012, që ndryshon ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e
vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, fjalët “dhe bie nga
fuqia më 31 dhjetor 2013” hiqen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.12.2013
Shpallur me dekretin nr. 8454, datë 30.12.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.