Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 180/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 180/2013
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 203, 30 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30
LIGJ
Nr. 180/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 61/2012,
“PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 10, pika 3, shkronja “dh” shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 67, pikat 1 dhe 2, fjalët “forcë alkoolike” zëvendësohen me fjalët “shkallë alkoolometrike”.
Neni 3
Neni 68 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 68
Përcaktime të tjera
Akciza e birrës përcaktohet në bazë të hektolitrave për shkallë alkoolometrike të produktit përfundimtar.”.
Neni 4
Titulli i kreut IX ndryshohet si më poshtë:
“KREU IX KAFEJA DHE PIJET ENERGJIKE”.
Neni 5
Në nenin 76, “Përkufizime”, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) Pijet energjike janë pije që klasifikohen në Kodin e Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave 2202 10 00 dhe që kanë në përmbajtje të tyre sasi kafeine të barabartë ose më shumë se 0,03% të volumit ose përbërësit taurinë, guaranë ose ginsenk.”.
Neni 6
Në nenin 77, Detyrimet”, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Akciza për pijet energjike paguhet duke pasur si njësi matëse 1 litër”.
2. Në pikën 3, pas fjalës “kafesë” shtohen fjalët “pijeve energjike”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.