Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 179/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
179/2013
Data e miratimit
28 dhjetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 203, 30 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30

LIGJ

Nr. 179/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR

PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2, “Fusha e veprimit”, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:

“ç) sistemin e tatimeve, taksave dhe tarifave vendore, për aq sa nuk rregullohen me ligjin nr.

9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.”.

Neni 2

Neni 15, “Zyrat tatimore të qeverisjes vendore”, ndryshohet si më poshtë:

“Neni 15

Zyrat tatimore të qeverisjes vendore funksionojnë dhe zbatojnë ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006,

“Për sistemin e taksave vendore” dhe administrojnë taksat, detyrimet tatimore dhe pagesat publike

vendore, me përjashtim të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve vlerëson, mbledh, kontrollon dhe arkëton tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.”.

Neni 3

Në nenin 29, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon sistemin qendror të të dhënave për secilin

tatimpagues.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.