Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 184/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 184/2013
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 203, 30 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30
LIGJ
Nr. 184/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011, “PËR
SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 7, “Baza për llogaritjen e kontributit”, ndryshohet si më poshtë:
“Neni 7
1. Baza për llogaritjen e kontributit është paga bruto e personit të siguruar.
2. Kontributi i shtetit për personat ekonomikisht joaktivë bazohet në konsumin për frymë të
shërbimit shëndetësor, indeksuar me koeficientin e inflacionit. Konsumi për frymë për shërbimin
shëndetësor përcaktohet nga Fondi dhe miratohet nga Kuvendi, së bashku me miratimin e buxhetit vjetor.
3. Baza për llogaritjen e kontributit për punonjësit e vetë punësuar është dyfishi i pagës minimale
për efekt të llogaritjes së kontributeve. Paga minimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve për të
vetëpunësuarit në qytet dhe në fshat, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Për sigurimet shëndetësore vullnetare baza e llogaritjes së kontributit është dyfishi i pagës
minimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.