Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)””

Ligji nr. 183/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
183/2013
Data e miratimit
28 dhjetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 203, 30 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30

LIGJ

Nr. 183/2013

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7811, DATË 12.4.1994, “PËR MIRATIMIN ME

NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 782, DATË 22.2.1994, “PËR SISTEMIN FISKAL NË

SEKTORIN E HIDROKARBUREVE (KËRKIM-PRODHIM)””

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 1 të ligjit nr. 7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782,

datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)””, shtohet pika 3 me

këtë përmbajtje:

“3. Neni 4 i dekretit shfuqizohet.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar

2014.

Miratuar në datën 28.12.2013

Dekretuar me dekretin nr. 8450, datë 30.12.2013 “Për shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për

hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit” të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.