Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Ligji nr. 181/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 181/2013
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 203, 30 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30
LIGJ
Nr. 181/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 e 157, pika 3, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 9, “Llojet e taksave”, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.”.
Neni 2
Kreu III, “Taksa vendore e biznesit të vogël”, me nenet 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18 dhe 19, ndryshohet si më poshtë:
“KREU III
“TATIMI I THJESHTUAR MBI FITIMIN PËR BIZNESIN E VOGËL”
Neni 10
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël
Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.