Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Ligji nr. 178/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
178/2013
Data e miratimit
28 dhjetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 203, 30 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30

LIGJ

Nr. 178/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975,

DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe

ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2, “Përkufizime”, pika 3, fjalët “Buxhetit të Shtetit” zëvendësohen me fjalët “drejtorive

rajonale tatimore, për t’u transferuar më pas në Buxhetin e Shtetit”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 8 hiqet fjala “njëpërdorimësh”.

2. Pas pikës 8 shtohet pika 8.1 me këtë përmbajtje:

“8.1. “Ambalazh” është çdo ma terial paketues, që shërben për paketimin e produkteve, i cili

mund ta mbulojë tërësisht ose pjesërisht atë. Ai e mbron atë nga ndotja, infeksionet, si dhe nga ndikimet

që ulin cilësinë dhe/ose vlerën e tij dhe e bën të përshtatshëm për transport, tregtim e përdorim. Një

ambalazh mund të përmbajë disa njësi ose tipa ambalazhesh.”.

Neni 3

Në nenin 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 2, “Nivelet e taksave kombëtare”, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 17 lekë/litër për benzinën dhe

17 lekë/litër për gazoilin.”

2. Pika 8 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.