Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar

Ligji nr. 177/2013, datë 28 dhjetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
177/2013
Data e miratimit
28 dhjetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 203, 30 dhjetor 2013
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2013-12-30

LIGJ

Nr. 177/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 8, shkronja “gj” shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 8/1, në fjalinë e parë, fjala “vetjakë” zëvendësohet me fjalën “personalë”.

Neni 3

Në nenin 8/1, “Të ardhura të përjashtuara”, fjalia e parë e pikës 11 ndryshohet si më poshtë:

“Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale.”.

Neni 4

Pasqyra nr. 1, e përmendur në pikën 1 të nenit 9, “Tarifat tatimore”, që i bashkëlidhet ligjit, zëvendësohet me pasqyrën me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 5

Nenet 12, 12/1, 12/2, 12/3, 12/4, 12/5 dhe 12/6 shfuqizohen.

Neni 6

Neni 13/4 “Shkalla tatimore” shfuqizohet.”

Neni 7

Në nenin 16, “Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin”, dhe kudo në përmbajtje fjalët “i tatimit mbi të ardhurat personale mbi biznesin e vogël” zëvendësohen me fjalët “i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël”.

Neni 8

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.