PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SIGURISË
Ligji nr. 2/2014, datë 23 janar 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 2/2014
- Data e miratimit
- 23 janar 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 20 shkurt 2014
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2014-02-20
LIGJ
Nr. 2/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË
PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SIGURISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.1.2014
Shpallur me dekretin nr. 8493, datë 13.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË “PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SIGURISË”
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, në
tekstin e mëposhtëm të quajtura “palët kontraktuese”,
duke synuar konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Republikës së
Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë;
me bindjen se bashkëpunimi ka rëndësi thelbësore për pengimin e efektshëm të veprave kriminale dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.