PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E TAMPERES “PËR SIGURIMIN E BURIMEVE TË TELEKOMUNIKACIONIT PËR ZVOGËLIMIN E FATKEQËSIVE DHE OPERACIONET E NDIHMËS”
Ligji nr. 3/2014, datë 23 janar 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 3/2014
- Data e miratimit
- 23 janar 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 20 shkurt 2014
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2014-02-20
LIGJI
Nr. 3/2014
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E TAMPERES “PËR SIGURIMIN E BURIMEVE TË TELEKOMUNIKACIONIT PËR ZVOGËLIMIN E FATKEQËSIVE DHE OPERACIONET E NDIHMËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Tamperes “Për sigurimin e burimeve të telekomunikacionit për zvogëlimin e fatkeqësive dhe operacionet e ndihmës”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.1.2014
Shpallur me dekretin nr. 8494, datë 13.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
KONVENTA E TAMPERE-s
MBI SIGURIMIN E BURIMEVE TË TELEKOMUNIKACIONIT PËR ZVOGËLIMIN E FATKEQËSIVE DHE OPERACIONET E NDIHMËS
Shtetet palë në këtë Konventë,
duke pranuar se shkalla, kompleksiteti, shpeshtësia dhe ndikimi i fatkeqësive janë duke u rritur ndjeshëm, me pasoja të rënda, veçanërisht në vendet në zhvillim;
duke kujtuar se ndihmat humanitare dhe agjencitë e ndihmës kërkojnë burime telekomunikacioni të besueshme dhe fleksibël për të kryer detyrat e tyre thelbësore;
duke kujtuar më tej rolin kryesor të burimeve të telekomunikacionit në lehtësimin e sigurisë së ndihmave humanitare dhe personelit të ndihmës;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.