Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS C187 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR KUADRIN PROMOCIONAL TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË”, 2006

Ligji nr. 4/2014, datë 30 janar 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
4/2014
Data e miratimit
30 janar 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 28 shkurt 2014
Hyn në fuqi
15 mars 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2014-02-28

LIGJ

Nr. 4/2014

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS C187 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË

PUNËS (ILO) “PËR KUADRIN PROMOCIONAL TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË

PUNË”, 2006

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa C187 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për kuadrin

promocional të sigurisë dhe të shëndetit në punë”, 2006.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 30.1.2014

Shpallur me dekretin nr. 8497, datë 18.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

KONVENTA 187

PËR KUADRIN PROMOCIONAL TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

e mbledhur në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe e mbledhur në

sesionin e saj të nëntëdhjetepestë, më 31 maj 2006,

duke njohur rëndësinë e dëmtimeve, sëmundjeve dhe vdekjeve në punë , dhe nevojën për veprim

të mëtejshëm për t’i pakësuar ato; dhe

duke rikujtuar se mbrojtja e punëtorëve ndaj sëmundjeve dhe dëmtimeve që rrjedhin nga

punësimi përbën një ndër objektivat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, siç përcaktohet në

Kushtetutën e saj; dhe

duke pranuar se dëmtimet, sëmundjet dhe vdekjet kanë ndikim negativ në produktivitetin dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.