PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS C167 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË NDËRTIM”, 1988
Ligji nr. 5/2014, datë 30 janar 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 5/2014
- Data e miratimit
- 30 janar 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 28 shkurt 2014
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2014-02-28
LIGJ
Nr. 5/2014
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS C167 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË
PUNËS (ILO) “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË NDËRTIM”, 1988
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa C167 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “ Për sigurinë dhe
shëndetin në ndërtim”, 1988.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.1.2014
Shpallur me dekretin nr. 8498, datë 18.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
KONVENTA 167
SIGURIA DHE SHËNDETI NË NDËRTIM
Konferenca e përgjithshme e Organizatës Botërore të Punës,
e mbledhur në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës, dhe e mbledhur në
sesionin e shtatëdhjetepestë, më 1 qershor 1988; dhe
duke marrë parasysh konventat dhe rekomandimet e rëndësishme ndërkombëtare të punës e në
mënyrë të veçantë, Konventën dhe Rekomandimin e Rregullave të Sigurisë (në N dërtim), 1937, dhe
rekomandimet e bashkëpunimit për parandalimin e aksidenteve (nën dërtim), 1937, Konventën dhe
rekomandimet e mbrojtjes nga rrezatimi, 1960, Konventën dhe Rekomandimin e Ruajtjes së Makinerive,
1963, Konventën dhe Rekomandimin e Peshës Maksimale, 1967, Konventën dhe Rekomandimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.