Ligj

PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 7/2014, datë 30 janar 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7/2014
Data e miratimit
30 janar 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 28 shkurt 2014
Hyn në fuqi
15 mars 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2014-02-28

1

LIGJ

Nr. 7/2014

PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.

Neni 2

Objekti dhe fusha e veprimit

Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të gjuetisë në gjithë territorin e Republikës së

Shqipërisë.

Neni 3

Pezullimi i lejeve të gjuetisë dhe kontratave

1. Lejet e lëshuara të gjuetisë, si dhe përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim

nëpërmjet ofertës publike, bazuar në ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010, “ Për gjuetinë”, të ndryshuar,

pezullohen.

2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona nuk

mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji.

Neni 4

Afati i zbatimit

Afati i zbatimit të këtij ligji është dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Neni 5

Sanksionet

1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje

administrative dhe dënohen si më poshtë:

a) kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose

federata e gjuetarëve, subjekti që e organizon dënohet me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) deri

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.