Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR PROGRAMIN “FUQIZIMI I AGJENCISË SHQIPTARE TË PAGESAVE (AZHBR) PËR LËVRIMIN E KONTRIBUTEVE NË BUJQËSI”

Ligji nr. 9/2014, datë 13 shkurt 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2014
Data e miratimit
13 shkurt 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 4 mars 2014
Hyn në fuqi
19 mars 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2014-03-04

LIGJ

Nr. 9/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR PROGRAMIN “FUQIZIMI I AGJENCISË SHQIPTARE TË PAGESAVE (AZHBR) PËR LËVRIMIN E KONTRIBUTEVE NË BUJQËSI”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për programin “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 13.2.2014

Shpallur me dekretin nr. 8502, datë 24.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT “FUQIZIMI I AGJENCISË SË PAGESAVE SHQIPTARE (AZHBR) PËR LIVRIMIN E KONTRIBUTEVE NË BUJQËSI”

Duke pasur parasysh se:

- në datën 2 dhjetor 2008 është firmosur në Tiranë Marrëveshja kuadër e bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet qeverisë së Republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.