PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 13/2014, datë 13 shkurt 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2014
- Data e miratimit
- 13 shkurt 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 mars 2014
- Hyn në fuqi
- 20 mars 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2014-03-05
LIGJ
Nr. 13/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 72, nënndarjet “i”, “ii”, “iii”, “iv” dhe “v” të shkronjës “a” të pikës 1, ndryshohen si më poshtë:
“i) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e financave;
ii) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e ekonomisë;
iii) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore;
iv) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e shëndetësisë;
v) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e drejtësisë.”.
Neni 2
Në nenin 74, shkronja “ç” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
“ç) propozon te ministri përgjegjës për çështjet e sigurimeve shoqërore ndryshimet në statusin e Institutit të Sigurimeve
Shoqërore dhe ligjin e sigurimeve shoqërore;”.
Neni 3
Në nenin 77 bëhen këto ndryshime:
1. Titulli bëhet “Marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore me ministrinë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve
shoqërore”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.