Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8580 DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 17/2014, datë 20 shkurt 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 25 shtator 2014.

Numri
17/2014
Data e miratimit
20 shkurt 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 13 mars 2014
Hyn në fuqi
28 mars 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2014-03-13

LIGJ

Nr. 17/2014

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8580 DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 19, shkronja “b”, rreshti i dytë, pas fjalëve “partive parlamentare” shtohen fjalët “dhe partive që

kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.2.2014

Shpallur me dekretin nr. 8512, datë 6.3.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Aktet që e ndryshojnë

  1. 25 shtator 2014 · 125/2014 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 17/2014, DATË 20.2.2014, “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8580, DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË NDRYSHUAR”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.