PËR RATIFIKIMIN E INSTRUMENTEVE QË NDRYSHOJNË KUSHTETUTËN DHE KONVENTËN E BASHKIMIT NDËRKOMBËTAR TË TELEKOMUNIKACIONEVE (GJENEVË, 1992), TË NDRYSHUAR NGA KONFERENCA FUQIPLOTË (GUADALAJARA, 2010)
Ligji nr. 16/2014, datë 20 shkurt 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 16/2014
- Data e miratimit
- 20 shkurt 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 13 mars 2014
- Hyn në fuqi
- 28 mars 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2014-03-13
LIGJ
Nr. 16/2014
PËR RATIFIKIMIN E INSTRUMENTEVE QË NDRYSHOJNË KUSHTETUTËN DHE KONVENTËN E BASHKIMIT NDËRKOMBËTAR TË TELEKOMUNIKACIONEVE (GJENEVË, 1992), TË NDRYSHUAR NGA KONFERENCA FUQIPLOTË (GUADALAJARA, 2010)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohen instrumentet që ndryshojnë Kushtetutën dhe Konventën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (Gjenevë, 1992), të ndryshuar nga Konferenca Fuqiplotë (Guadalajara, 2010).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 20.2.2014
Shpallur me dekretin nr. 8511, datë 6.3.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
INSTRUMENTE QË AMENDOJNË KUSHTETUTËN E BASHKIMIT NDËRKOMBËTAR TË TELEKOMUNIKACIONIT
(Gjenevë, 1992)
siç është amenduar nga Konferenca e Plotfuqishme (Kioto, 1994), nga Konferenca e Plotfuqishme (Mineapolis, 998), nga Konferenca e Plotfuqishme (Marrakesh, 2002) dhe nga Konferenca e Plotfuqishme (Antalia, 2006)
(amendime të miratuara nga Konferenca e Plotfuqishme (Guadalajara, 2010))
KUSHTETUTA E BASHKIMIT NDËRKOMBËTAR TË TELEKOMUNIKACIONIT
(Gjenevë, 1992)
PJESA I. Parathënie
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.