Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VJENËS “PËR TË DREJTËN E TRAKTATEVE MIDIS SHTETEVE DHE ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE OSE MIDIS ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE”, 1986

Ligji nr. 18/2014, datë 27 shkurt 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
18/2014
Data e miratimit
27 shkurt 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 26 mars 2014
Hyn në fuqi
10 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2014-03-26

LIGJ

Nr. 18/2014

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VJENËS “PËR TË DREJTËN E TRAKTATEVE MIDIS SHTETEVE DHE ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE OSE MIDIS ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE”, 1986

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.2.2014

Shpallur me dekretin nr. 8519, datë 13.3.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani

KONVENTA E VJENËS

PËR TË DREJTËN E TRAKTATEVE MIDIS SHTETEVE DHE ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE OSE MIDIS ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE 1986

VJENË MË 21 MARS 1986. NUK KA HYRË ENDE NË FUQI

Shiko të dhënat zyrtare të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare, vol. II (publikimi i Kombeve të Bashkuara Sales No. E.94.V.5).

Palët në këtë Konventë,

duke marrë në konsideratë rolin e rëndësishëm të traktateve në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare;

duke njohur natyrën konsensuale të traktateve dhe rëndësinë e tyre gjithmonë e në rritje si burim i së drejtës ndërkombëtare;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.