Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995, “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 21/2014, datë 10 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
21/2014
Data e miratimit
10 mars 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 44, 7 prill 2014
Hyn në fuqi
22 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2014-04-07

LIGJ

Nr. 21/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995, “KODI I

PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipër isë”, të ndryshuar,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 75/a ndryshohet si më poshtë:

“Neni 75/a

Gjykata e krimeve të rënda gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79, shkronja “ç”, 79/a,

79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b,

245, 260, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ç, 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, duke përfshirë edhe

rastet kur ato janë kryer nga të miturit.”.

Neni 2

Neni 288 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 288

Autorizimi

1. Në rastet e arrestit, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës së

deputetit, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarit të Gjykatës së Lartë apo gjyqtarit, prokurori bën kërkesë

në organin përkatës.

2. Kërkesa për autorizim paraqitet nga prokurori kur ekziston një dyshim i arsyeshëm i mbështetur në prova

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.