Ligj

Ligj Nr.22 Dt.10.03.2014

Ligji nr. 22/2014, datë 10 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2014
Data e miratimit
10 mars 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 26 mars 2014
Hyn në fuqi
10 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2014-03-26

Fletore Zyrtare nr. 38, datë 26 mars 2014

1

LIGJ

Nr. 22/2014

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit

të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët

të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Neni 2

I dënuar

I dënuar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet personi i dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor të formës

së prerë.

Neni 3

Kriteret për përfitimin e amnistisë

Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:

a) personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat, për të

cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën

31 dhjetor 2013, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat

penale, të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji;

b) personat e dënuar, gra, që, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.