Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E PRIVILEGJEVE DHE IMUNITETEVE TË AUTORITETIT NDËRKOMBËTAR TË SHTRATIT TË DETIT

Ligji nr. 20/2014, datë 10 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
20/2014
Data e miratimit
10 mars 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 44, 7 prill 2014
Hyn në fuqi
22 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2014-04-07

LIGJ

Nr. 20/2014

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E PRIVILEGJEVE DHE IMUNITETEVE TË AUTORITETIT NDËRKOMBËTAR TË SHTRATIT TË DETIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në protokollin e privilegjeve dhe imuniteteve të Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2014

Shpallur me dekretin nr. 8521, datë 24.3.3014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

PROTOKOLLI

PËR PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AUTORITETIT NDËRKOMBËTAR TË SHTRATIT TË DETIT

Shtetet palë në këtë protokoll,

Duke marrë në konsideratë ligjin për detin të Konventës së Kombeve të Bashkuara, i cili themelon Autoritetin Ndërkombëtar të Shtratit të Detit;

Duke sjellë në kujtesë nenin 176 të ligjit për detin, pjesës së Konventës së Kombeve të Bashkuara, parashikon që ky autoritet (institucion) duhet të jetë person juridik dhe ky kapacitet juridik do të jetë i nevojshëm për kryerjen e funksioneve dhe plotësimine qëllimeve të tij.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.