Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 192, DATË 3.12.2009, “PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE TRAFIKIMIT NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”

Ligji nr. 24/2014, datë 20 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2014
Data e miratimit
20 mars 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 9 prill 2014
Hyn në fuqi
24 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2014-04-09

LIGJ

Nr. 24/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 192, DATË 3.12.2009, “PËR

PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE TRAFIKIMIT

NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit

nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:

“Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave

parandaluese kundër pasurisë”.

Neni 2

Në nenin 3, pas shkronjës “d”, të paragrafit të parë, shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:

“dh) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 164/a, 244, 244/a, 245, 260, 312, 319 dhe 319/ç të Kodit

Penal.”.

Neni 3

Kudo në këtë ligj fjalët “krimi i organizuar dhe trafikimi” zëvendësohen me fjalët “krimi i organizuar,

trafikimi dhe korrupsioni”.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.3.2014

Shpallur me dekretin nr. 8530, datë 3.4.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.