Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS SË POLICISË EUROPIANE (EUROPOL) PËR BASHKËPUNIMIN STRATEGJIK DHE OPERACIONAL

Ligji nr. 28/2014, datë 20 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
28/2014
Data e miratimit
20 mars 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 9 prill 2014
Hyn në fuqi
24 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2014-04-09

LIGJ

Nr. 28/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS SË POLICISË EUROPIANE (EUROPOL) PËR BASHKËPUNIMIN STRATEGJIK DHE OPERACIONAL

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Policisë Europiane (EUROPOL) për bashkëpunimin strategjik dhe operacional.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.3.2014

Shpallur me dekretin nr. 8534, datë 3.4.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS SË POLICISË EUROPIANE (EUROPOL)

MBI BASHKËPUNIMIN STRATEGJIK DHE OPERACIONAL

Republika e Shqipërisë dhe Zyra e Policisë Europiane (Europol), më poshtë të quajtura “Palët kontraktuese”,

të vetëdijshëm për problemet urgjente që lindin nga krimi i organizuar ndërkombëtar, veçanërisht nga terrorizmi dhe forma të tjera të krimeve të rënda;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.