PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8246, DATË 1.10.1997, “PËR INSTITUTIN E INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 23/2014, datë 20 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 23/2014
- Data e miratimit
- 20 mars 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 9 prill 2014
- Hyn në fuqi
- 24 prill 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2014-04-09
LIGJ
Nr. 23/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8246, DATË 1.10.1997, “PËR INSTITUTIN E
INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8246, datë 1.10.1997, “Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Instituti i Integrimit të të Përndjekurve (IIP), si institucion shtetëror në varësi të Ministrit të Mirëqenies
Sociale dhe Rinisë, ka për qëllim të marrë të gjitha masat dhe të ndjekë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me
integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.”.
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Struktura dhe organika e IIP-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Mirëqenies
Sociale dhe Rinisë, ndërsa rregullorja e funksionimit të institutit miratohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe
Rinisë.
Drejtori i IIP-së emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pasi merret mendimi i
shoqatave të të përndjekurve.”.
Neni 3
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Për të siguruar veprimtarinë e tij, IIP -ja mbështetet në një fond buxhetor, i cili miratohet si zë i veçantë në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.