PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 138/2013, “PËR BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME”
Ligji nr. 26/2014, datë 20 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 26/2014
- Data e miratimit
- 20 mars 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 9 prill 2014
- Hyn në fuqi
- 24 prill 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2014-04-09
LIGJ
Nr. 26/2014
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 138/2013, “PËR BURIMET E ENERGJISË SË
RINOVUESHME”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 27 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Në pikat 1, 3 dhe 4, fjalët “brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohen me fjalët
“brenda datës 1.1.2015”.
2. Në pikat 2 dhe 5, fjalët “brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohen me fjalët “brenda
datës 1.1.2015”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 20.3.2014
Shpallur me dekretin nr. 8532, datë 3.4.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.