Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 352, DATË 18.11.2010, “PËR ARTIN DHE KULTURËN”

Ligji nr. 25/2014, datë 20 mars 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
25/2014
Data e miratimit
20 mars 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 9 prill 2014
Hyn në fuqi
24 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2014-04-09

LIGJ

Nr. 25/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA

NË LIGJIN NR. 10 352, DATË 18.11.2010,

“PËR ARTIN DHE KULTURËN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 5, pika 3, bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “ç” shfuqizohet.

2. Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:

“e)Teatri kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”;”.

Neni 2

Neni 14 shfuqizohet.

Neni 3

Kreu IV, “Organizimi dhe funksionimi i Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës”, shfuqizohet.

Neni 4

Neni 26 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 26

Financimi i projekteve dhe veprimtarive artistike e kulturore

1. Ministria përgjegjëse për artin dhe kulturën, nga fondi buxhetor i miratuar për çdo vit, financon:

a) projekte të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre

artin dhe kulturën;

b) projekte dhe veprimtari artistike e kulturore, të cilat konsiderohen të rëndësisë së veçantë dhe që kanë një

buxhet që arrin mbi 40 për qind të fondit vjetor për projekte.

2. Ky fond nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik.

3. Procedurat, që ndiqen për financimin e projekteve artistike, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.