PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Ligji nr. 35/2014, datë 3 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2014
- Data e miratimit
- 3 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 24 prill 2014
- Hyn në fuqi
- 9 maj 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2014-04-24
LIGJ
Nr. 35/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS
PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.4.2014
Shpallur me dekretin nr. 8545, datë 21.4.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
SHTOJCA 2
MARRËVESHJE
PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
NDËRMJET MBRETËRISË SË BELGJIKËS DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Mbretëria e Belgjikës dhe Republika e Shqipërisë, me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie të ndërsjella ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore, vendosën të lidhin një Marrëveshje për këtë qëllim dhe ranë dakord për sa më poshtë:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizime
1. Për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje:
a) Termi “Belgjikë” nënkupton Mbretërinë e Belgjikës;
Termi “Shqipëri” nënkupton Republikën e Shqipërisë.
b) Termi “territor” nënkupton:
Në lidhje me Belgjikën, territorin e Mbretërisë së Belgjikës;
Në lidhje me Shqipërinë, territorin e Republikës së Shqipërisë.
c) Termi “legjislacion” nënkupton ligjet dhe rregulloret për sigurimet shoqërore, të specifikuara në nenin 2.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.