Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË INVESTIMIT NË SEKTORIN E UJIT

Ligji nr. 34/2014, datë 3 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2014
Data e miratimit
3 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 24 prill 2014
Hyn në fuqi
9 maj 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2014-04-24

LIGJ

Nr. 34/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË INVESTIMIT NË SEKTORIN E UJIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e projektit të investimit në sektorin e ujit, nëpërmjet një huaje prej 62 500 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) eurosh.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.4.2014

Shpallur me dekretin nr. 8544, datë 21.4.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

TEKSTI PËRFUNDIMTAR I NEGOCIUAR

Dhjetor 11.12.2013

Emri i juristëve:

Nightingale Rukuba-Ngaiza/Aimona Tashieva

HUA NUMËR ______-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(Projekti i investimit në sektorin e ujit)

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Datë______. 2014

Marrëveshje e datës ____________, 2014 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”). Huamarrësi dhe Banka bien dakord për sa më poshtë:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.