PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE TË STRUKTURAVE SPECIALE OPERACIONALE TË POLICISË SË SHTETIT
Ligji nr. 31/2014, datë 3 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 31/2014
- Data e miratimit
- 3 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 24 prill 2014
- Hyn në fuqi
- 9 maj 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2014-04-24
LIGJ
Nr. 31/2014
PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE TË STRUKTURAVE
SPECIALE OPERACIONALE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Punonjësit e strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit, në funksion të përmbushjes së detyrës
së tyre, përfitojnë sigurim shëndetësor të veçantë, për shërbime shëndetësore, të cilat nuk janë pjesë e paketave
të shërbimit shëndetësor, që ofrohen nga Fondi për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Neni 2
Sigurimi i shëndetit për punonjësit e strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit bëhet sipas
kontratës së lidhur me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në
fuqi për prokurimin publik. Ky sigurim mbulon shpenzimet për kontrollin parandalues, diagnostikues dhe
kurues, të ofruara nga institucionet shëndetësore, brenda dhe jashtë vendit.
Efekti financiar i këtij ligji mbulohet nga Buxheti i Shtetit.
Neni 3
Kategoria e punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit që kanë të drejtë të bëjnë
sigurimin e veçantë të shëndetit, sipas këtij ligji, lista e shërbimeve shënde tësore, si dhe autoriteti mjekësor që
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.