Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 32/2014, datë 3 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
32/2014
Data e miratimit
3 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 24 prill 2014
Hyn në fuqi
9 maj 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2014-04-24

LIGJ

Nr. 32/2014

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet kjo shtesë:

Neni 1

Në nenin 24, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Në rastin e bankave, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jobanka, të licencuara nga

Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja

e borxhit të keq, lidhur me procesin e kredidhënies, njihet si shpenzim i zbritshëm me plotë simin e këtyre

afateve:

a) 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në

rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme;

b) 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me

pasuri të luajtshme ose të paluajtshme.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.4.2014

Shpallur me dekretin nr. 8543, datë 21.4.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.