Ligj

PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)

Ligji nr. 33/2014, datë 3 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 qershor 2016.

Numri
33/2014
Data e miratimit
3 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 10 prill 2014
Hyn në fuqi
10 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2014-04-10

LIGJ

Nr. 33/2014

PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ

295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR

PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, 84, pika 4, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet huamarrja prej 295 420 000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet mijë) SDR-sh,

që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF) me termat,

sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar në datën 3.4.2014

ANEKSI 1

Termat e huas paraqiten si më poshtë:

Shuma e huas 295 420 000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet mijë) SDR.

Norma e interesit është e lidhur me normën e interesit për SDR, që aktualisht është 1,13 %. Ky interes do të

paguhet për shumën e kredisë së tërhequr dhe të pashlyer deri në masën 180 000 000 SDR (që përbën 300 % të

kuotës së anëtarësisë).

Për pjesën e huas të tërhequr dhe të pashlyer mbi shumën e mësipërme, aplikohet një interes i barabartë me

normën bazë + 200 bp. Në rastet kur shuma e kredisë së tërhequr dhe të pashlyer kalon vlerën 180 000 000 SDR për

një periudhë mbi tre vjet, norma shtesë që aplikohet mbi normën bazë të referencës rritet në 300 bp.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 qershor 2016 · 56/2016 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 33/2014, “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.