PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 032, DATË 11.12.2008, “PËR POLICINË E BURGJEVE”
Ligji nr. 36/2014, datë 10 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 36/2014
- Data e miratimit
- 10 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 7 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2014-05-07
LIGJ
Nr. 36/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 032, DATË 11.12.2008, “PËR POLICINË
E BURGJEVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i normave dhe procedurave për organizimin dhe funksionimin e
Policisë së Burgjeve, për pranimin, ecurinë e karrierës dhe mbarimin e marrëdhënieve të punës, për garantimin
e të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive të punonjësve të këtij shërbimi.
2. Policia e Burgjeve ushtron juridiksionin e vet në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe
gjatë transferimeve e shoqërimeve.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Përkufizime
1. “Punonjës i Policisë së Burgjeve”, në kuptim të këtij ligji, janë ata punonjës të Policisë së Burgjeve në
nivel qendror dhe IEVP -je, të cilët ushtrojnë detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo
ekzekutuese për garantimin e rendit e të sigurisë në IEVP.
2.“IEVP” janë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të dënuarit dhe të paraburgosurit, përfshirë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.