PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998, “PËR TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 37/2014, datë 10 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 37/2014
- Data e miratimit
- 10 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 7 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2014-05-07
LIGJ
Nr. 37/2014
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998, “PËR TRANSPORTET RRUGORE”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 10, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus miratohen me vendim të këshillit të njësisë së
qeverisjes vendore, sipas nenit 14 të këtij ligji.”.
Neni 2
Në nenin 14, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Tarifa e llojit të biletës në transportin qytetas të udhëtarëve me autobus miratohet nga këshilli i njësisë së
qeverisjes vendore, në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim.”.
Neni 3
Në fund të nenit 85 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në
fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masa, kriteret dhe procedurat për
kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 10.4.2014
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.