Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar

Ligji nr. 41/2014, datë 17 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
41/2014
Data e miratimit
17 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 24 prill 2014
Hyn në fuqi
24 prill 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2014-04-24

LIGJ

Nr. 41/2014

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8668, DATË 23.11.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE

SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të

ndryshuar, pas nenit 14/1 shtohet neni 14/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 14/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, të lëshuara gjatë periudhës 1 prill 2009 – 31 korrik 2010, me afat

vlefshmërie 10 vjet, për të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë deri në 16 vjeç në kohën e aplikimit, zgjatet me 1 vit

nga dita e plotësimit të afatit ligjor prej 5 vitesh.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar në datën 17.4.2014

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.