Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8663, DATË 18.9.2000, “PËR REGJISTRIMIN, KLASIFIKIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE ME MOTOR, ME TONAZH NËN 20 NT”

Ligji nr. 38/2014, datë 17 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
38/2014
Data e miratimit
17 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 14 maj 2014
Hyn në fuqi
29 maj 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2014-05-14

LIGJ

Nr. 38/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8663, DATË 18.9.2000, “PËR REGJISTRIMIN, KLASIFIKIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE ME MOTOR, ME TONAZH

NËN 20 NT”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8663, datë 18.9.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Përkufizimi i mjetit lundrues

Në kuptim të këtij ligji, mjet lundrues konsiderohen mjetet lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT, duke përfshirë edhe ato që përdoren për qëllime argëtimi e sportive, të klasifikuara si të tilla nga Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare ose nga institucionet korresponduese të shteteve të tjera.”.

Neni 2

Në nenin 3, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Ky ligj zbatohet për mjetet lundruese, objekt i këtij ligji, që mund të përdoren në det, liqene, lumenj, rezervuarë dhe përrenj.”.

Neni 3

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Respektimi i normave të lundrimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.