Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 40/2014, datë 17 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2014
Data e miratimit
17 prill 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 14 maj 2014
Hyn në fuqi
29 maj 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2014-05-14

LIGJ

Nr. 40/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

I nënshtrohen rregullave të këtij ligji të paraburgosurit dhe të dënuarit me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare edhe të gjykatave të huaja, duke respektuar kërkesat përkatëse procedurale.

I nënshtrohen rregullave të këtij ligji të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit me vendim të formës së prerë, shtetas shqiptarë, të huaj dhe personat pa shtetësi.”.

Neni 2

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5

Të paraburgosurit dhe të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.