PËR FALJEN E DËNIMEVE ADMINISTRATIVE NË FORMËN E GJOBAVE, TË VËNA NË BAZË TË KONTROLLEVE DHE VERIFIKIMEVE TATIMORE, TË KRYERA PËR PERIUDHËN 1 MARS DERI MË 31 GUSHT 2013
Ligji nr. 39/2014, datë 17 prill 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2014
- Data e miratimit
- 17 prill 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 14 maj 2014
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2014-05-14
LIGJ
Nr. 39/2014
PËR FALJEN E DËNIMEVE ADMINISTRATIVE NË FORMËN E GJOBAVE, TË VËNA NË BAZË TË KONTROLLEVE DHE VERIFIKIMEVE TATIMORE, TË KRYERA PËR PERIUDHËN
1 MARS DERI MË 31 GUSHT 2013
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj parashikon faljen e gjobave të vendosura, si pjesë e detyrimit tatimor, nga administratat tatimore, qendrore dhe vendore, ndaj tatimpaguesve, të evidentuara dhe të kontabilizuara në regjistrat tatimorë për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.
Neni 2
Tatimpaguesit përfitues
Përfitojnë nga ky ligj të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë dhe juridikë, të regjistruar në administratat tatimore, qendrore dhe vendore, dhe që janë debitorë për detyrimet tatimore të përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji.
Neni 3
Falja e gjobave
1. Falen gjobat e vendosura si pjesë e detyrimit tatimor, që janë të evidentuara sipas datës së nxjerrjes së njoftim-vlerësimit (akti administrativ) ose të kontabilizuara në regjistrat e administratave tatimore, qendrore dhe vendore, gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013, ndaj tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar në administratat tatimore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.